Një ekip studiuesish amerikanë nga Qendra për sëmundje infektive dhe hulumtime të vaksinave “Jolla Institute for immunology” në California, kanë zbuluar se disa njerëz janë imunë ndaj patogjentit të tmerrshëm me emrin Sars Cov-2 edhe pse nuk kanë rënë kurrë në kontakt me të.
Studiuesit kanë dokumentuar raste të shumta që trupi ynë është në gjendje të sigurojë një përgjigje imune ndaj Covid-19, psh pasi ata kontrolluan një grup prej 20 personash të kuruar nga koronavirus, të cilët në fakt kanë treguar se në secilën prej rasteve sistemi imunitar ishte në gjendje të njihte dhe luftonte virusin. Ky informacion do të eliminonte çdo dyshim në lidhje me aftësinë e vaksinës së ardhshme për të siguruar mbulim ose jo mbi infeksionin e Covid
“Ajo që ne kemi pare është një reagim shumë i fortë i qelizave T kundër proteinës sulmuese spike të koronavirusit, që është objektivi i shumicës së përpjekjeve që po kryen sot në botë në gjetjen e vaksinës apo ilaçit për ta luftuar.
“Këto rezultate janë vërtet një lajm i mirë për zhvillimin e vaksinës” – tha Dr.Alessandro Sette, i cili mori pjesë në hartimin e dokumentit.
Në grupin e ekzaminuar nga studiuesit, kishte subjekte të cilët u konstatun se ishin imunë, pavarësisht se nuk kishin hyrë në kontakt me koronavirusin. Sipas ekspertëve të Kalifornisë, ky fenomen mund të shpjegohet me faktin se pothuajse të gjitha këto subjekte autoimmune patjetër më pare kishin kontaktuar një tjetër virus, atë që shkakton ftohje dhe mendohet se ka ndodhur një ndër-reaktivitet, i cili në disa individë ka siguruar edhe mbrojtje kundër Covid-19.