Studiuesit në shkollën kombëtare veterinare në Alfort, Paris, trainuan tetë qen për të identifikuar personat e infektuar me koronavirus nga mostrat e aromave të marra nga sqetullat e më shumë se 360 ​​pesronave, të shëndetshëm dhe që vuanin nga Covid-19. Shkalla e suksesit të përgjithshëm të qenve ishte 95 përqind.

Hunda e një qeni është 100 milionë herë më e ndjeshme sesa ajo e njeriut, sipas revistës shkencore ‘Science magazine’. Studimet e mëhershme kanë treguar se ky lloj qensh ka qenë në gjendje të detektojë nëpërmjet nuhatjes sëmundje, si: kanceri, diabeti dhe sëmundja e Parkinsonit, shkruan The Telegraph.
Hulumtuesit e këtij studimi detyruan qentë të nuhasin nënsqetullat e njerëzve, meqë në atë pjesë ekziston një sinjal i fortë kimik që tregon ndonjë patogjen potencial të trupit, teksa rreziku për ekspozim ndaj virusit nëpërmjet kësaj forme është minimal.

Qentë fillimisht u familjarizuan me erën që nxit Covid-19 dhe u ushtruan të ulen sa herë që ballafaqoheshin me të. Mostrat e djersës u përdorën më pas duke u marrë me copëza pambuku, të cilat vendoseshin brenda koneve metalike. Përgjatë nuhatjes, katër nga kafshët e marra për eksperiment treguan rezultate të shkëlqyeshme, duke pasur një shkallë efikasiteti ndërmjet 83-94 përqind, tregoi raporti i publikuar në revistë. Qentë janë në gjendje të zbulojnë praninë e Covid-19 te pacientët e infektuar duke nuhatur sqetullat, sipas një studimi të ri nga shkencëtarët francezë.