Përmes një postimi, Arbana Osmani njoftoi se kjo e shtunë (27 qershor) shënon përfundimin e programit “Dua të të bëj të lumtur”, edhe për këtë sezon. Në videon përmbledhëse, ajo që duket më e lumtur se të gjithë është vetë moderatorja, pas surprizës që merr papritur.

Teksa prezanton të ftuarin e radhës dhe pret ardhjen e tij në studio, ai që shfaqet është i ati! Mes habisë dhe emocioneve, Osmani nxiton të përqafojë të atin, i cili shfaqet për herë të parë në një studio televizive bashkë me të. Në videon e postuar, përpos surprizës së këndshme, Arbanës i duket qartazi edhe barku i rrumbullakosur. Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj presin të bëhen së shpejti prindër të një djali.