Ndërsa ende nuk ka një vaksinë përfundimtare e cila mund të shërojë COVID-19, vijojnë përpjekjet për të gjetur sa më shpejt një kundërpërgjigje ndaj pandemisë e cila ka shkaktuar mijëra të vdekur e të infektuar në të gjithë botën.

Në Britani ka nisur testimi për një lloj të ri të vaksinës e cila është injektuar tek disa persona. Testimi po zhvillohet nga Kolegjin Imperial në Londër.Rreth 300 njerëz do të kenë vaksinën e mundshme COVID-19 gjatë javëve të ardhshme pas provave të suksesshme të realizuara tek kafshët. Pas fazës së parë, një testim vijues po planifikohet për tetor, duke përfshirë 6.000 vullnetarë.

Vaksina përdor fijet sintetike të kodit gjenetik, të quajtur ARN, të cilat imitojnë virusin në vend që të përdorin një formë të dobësuar ose të modifikuar të virusit, çka është një mënyrë sesi prodhohen vaksinat tradicionale.Metoda e Kolegjit Imperial është një qasje e re për prodhimin e vaksinave, e krijuar për të mundësuar që sistemi imunitar t’i përgjigjet virusit pa pasur nevojë të zhvillojë COVID-19.

Profesori i kërkimit, Robin Shattock tha se deri në 2 milionë doza mund të krijohen nga 1 litër materiali sintetik, i cili do të ndihmojë në tejkalimin e disa çështjeve të prodhimit në masë.Ekipi që qëndron pas studimit shpreson se vaksina mund të shpërndahet në Mbretërinë e Bashkuar dhe globalisht nga fillimi i vitit 2021.Aktualisht nuk ka vaksina ose trajtime të aprovuara për sëmundjen e shkaktuar nga coronavirusi por më shumë se një duzinë vaksina nga më shumë se 100 kompani globalisht po testohen te njerëzit.Provat klinike njerëzore për një vaksinë të mundshme të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit tashmë po zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar, Brazili dhe Afrika e Jugut.