Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ai i BE Luigi Soreca, britaniku Norman dhe Bernd Borchardt i OSBE do të vëzhgojnë sot mbledhjen e Këshillit Politik.

Mbledhja është kërkuar nga vetë opozita pas një sërë takimesh nga lideri demokrat Lulzim Basha në selinë e PD.

Ngërçi i depolitizimit të administratës zgjedhore do të tentohet të zhbllokohet sot që do të çonte dhe në një marrëveshje përfundimtare.