Në dy muajt e parë të këtij viti, sektori i turizmit në vendin tonë shënoi një trend në rritje të konsiderueshme të të ardhurave. Por kufizimi i lëvizjeve në muajin mars për shkak të situatës së COVID-19, solli tkurrje të këtij treguesi.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, të ardhurat nga turizmi shënuan 346 milionë euro, në tremujorin e parë 2020, ose 2 milionë euro, më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave nga INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë gjatë tre muajve të parë 2020 është 573.723 persona, me një ulje prej 17,5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Efekti erdhi tërësisht nga marsi, që shënoi një tkurrje prej 62%.
Por lehtësimi i lëvizjes sipas protokolleve të mbrojtjes ndaj COVID -19, ka rritur optmizimin për pritshmëri pozitive nga sekori i turizmit, ku dhe kanë nisur të vijnë çarterat e parë me turistë nga Bjellorusia dhe priten të tjerë në vijim.