Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër reagim, pas takimeve të kreut të PD Lulzim Basha me qytetarë që ankohen se nuk kanë marrë pagën e luftës.
Rama në një video në rrjetet sociale, ka nxjerrë faktet se pronari i një biznesi i ka marrë pagesat nga qeveria, që u quajtën paga lufe për shkak të pandemisë nga koronavirusi.
“Teatri vazhdon… ? Të qash se s’qesh dot… ?”, shkruan Rama teksa ka publikuar edhe videon e takimit të Bashës me qytetarin.