Amazon është duke përdorur kamera të sofistikuara për të shqyrtuar nëse punëtorët e saj po ndjekin udhëzimet e distancës sociale. Gjigandi i teknologjisë njoftoi “Asistentin në distancë” në një postim të martën, një sistem kamerash që mund të tregojë nëse punëtorët po qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit në kohë reale.
Pajisja është e përbërë nga një aparat fotografik, një monitor 50-inç, dhe një pajisje kompjuterike lokale, e cila përdor sensorë të thellësisë për të llogaritur distancat midis punonjësve dhe përpunon të dhënat për të bërë dallimin midis njerëzve dhe objekteve.
Kompania thotë se teknologjia është zbatuar në një “pjesë të vogël” të ndërtesave të saj, por ajo planifikon ta vendosë në qindra të tjera në javët e ardhshme. Softueri dhe inteligjenca artificiale që qëndron prapa sistemit është i hapur, në mënyrë që dhe kompani të tjera të mundin të përdorin teknologjinë.
Amazon po hedh në treg “Asistentin e Distancës” pasi kompania është kritikuar për trajtimin e punëtorëve përgjatë pandemisë. Disa punëtorë po padisin kompaninë për dështimin saj për të mbrojtur punëtorët nga Covid-19, me një punonjës që akuzon Amazon se i ndalonte punëtorët të lajnë duart e tyre, sipas Bloomberg.