Paralelisht me dhënien e pagesave cash për kategoritë DS1,DS2 dhe DS3, Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna dhe për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit. Në kohë rekord Bashkia e Tiranës ka përgatitur dosjet për rindërtimin e shtëpive. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak u miratuan dhe emrat e 200 familjeve të para që përfitojnë nga rindërtimi i banesave private nga rreth 800 të tilla.

“Kemi gati edhe 200 dosjet e para për shtëpitë që do të rindërtohen, kryesisht në zonat rurale. Nuk bëhet fjalë për pallatet, por për shtëpitë private familjare. Me këtë lot hapen disa kantiere pune në shumë prej zonave rurale të Tiranës, për të filluar në kohë rekord edhe ndërtimin e shtëpive. Për 200 dosjet e shtëpive të reja do të procedohet me një kontratë me operatorin që do ta ndërtojë. Sigurisht, kontrata na lipset pasi të marrim çelësat në dorë, që të kemi mundësi ta hipotekojmë. Për të gjithë këto procedura, çdo njësi administrative do të informojë qytetarët që përfitojnë nga procesi i rindërtimit”, tha Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Më poshtë lista me 200 familjet e para përfituese:

Lista me 200 familjet e para përfituese që do u ndërtohen shtëpitë