Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qënë gjithmonë kundër Gjykatës Speciale.
Pas ngritjes së aktakuzës për presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe 9 bashkëluftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosoës, në rrjet është rikthyer një fjalim i Kurtit në Kuvend.
Viti 2016, atë kohë Kurti në opozitë premtonte se nuk do të dorëzonte asnjë të akzuar për krime lufte në Gjykatën Speciale. Ai shprehej hapur se nuk e njihte një institucion të tillë dhe se do të mbronte këdo që akuzohej.
“Kur ka qënë LDK në opozitë, PDK e ka akuzuar se po çon dosje. Tani na thonë ne. E kuptoni që kjo ka të bëjë me dosje, por kush është në pozitë dhe opozitë. Nesër, pasnesër kur të jetë LVV në pozitë do të thotë që ne çojmë dosje. Po a e dini diçka? Kur LVV të jetë në qeverisje, nuk iu dorëzojmë në Gjykatën Speciale sepse ne nuk e njohim.
Edhe qeverisja e PDK, juve do t’ju dorëzojë në Gjykatën Speciale. Qeverisja jonë jo, veçse për krimet dhe zhvatjet e pasluftës ne as nuk iu mbrojmë dhe as iu ndihmojnë. Ndërsa për Gjykatën Speciale që nuk e njohim, ne nuk do të bëjmë dorëzime të tilla. Kështu që edhe ju keni interes që ne të vijmë në pushtet,”-shprehej Kurti.
Lajmi për ngritjen e aktakuzës u publikuar ditën e djeshme në mediat e Kosovës. Si pasojë fillimisht presidenti Thaçi anuloi takimin e organizuar në Shtëpinë e Bardhë me delegacionin serb. Më pas, në takim vendosi që të mos marrë pjesë as kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.