Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar ditën e somte 3 raste të reja me koronavirus në qytetin e Pogradecit.

Mësohet se të trija rastet janë nga familje të ndryshme, ndërsa një prej tyre e ka marrë infektimin nga Tirana, pasi një pjesëtar i familjes ka shkuar që t’i takojë duke i infektuar me pandeminë.

Ditën e sotme në të gjithë vendin janë shënuar 53 raste të reja të prekura nga pandemia e koronavirusit.

Sot është shënuar rasti i parë pozitive me COVID 19 edhe në Përmet.

Mësohet se rasti i parë në Përmet është kontakt i policit përmetar në Elbasan. Mësohet se 60 vjeçari i prekur ka qënë bashkë me policin në një festë në Frashër.

Sipas të dhënave këto raste nuk kanë patur kontakte dhe as kanë marrë shërbim mjekësor në QSUT.