Tirana nuk njeh rivalë dhe vijon e qetë marshimin drejtë titullit kampion. Me shumë klas dhe lehtësi, bardheblutë hipotekojnë fitoren e radhës duke çmontuar Luftëtarin në një pjesë lojë. Të besuarit e Egbos e nisën sfidën me gol, që në minutën e 4-ët, ku Kristi Vangjeli i vetëm në zonë me kokë dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 20-të ishte Kobina i cili finalizoi me shumë klas një asisit nga Idi Batha duke dyfishuar shifrat. I vetmi detaj negativ në këtë pjesë të parë për ekipin kryeqytetas ishte penalltia e humbur nga Majkëll Ngoo. Në fundin e pjesës së parë Edon Hasani realizoi dhe golin e tretë për bardheblutë.

Tirana shpreson shumë që Partizani të ndal Kukësin por në shtëpinë e bardhebluve është Kristal Abzaj i cili realizoi një gol shumë të bukur në fundin e pjesës së parë duke kaluar Kukësin në avantazh. Kriza e Partizanit është total duke parë që objektivi i tyre për një vend në Europë bëhet gjithnjë e më i vështirë. Në sfidat e tjera të javës së 28-të të Superligës, të parat për fazën e katër, Laçi kryeson pastër 2-0 përballë Vllaznisë ndërsa dy sfidat e tjera, Bylis-Teuta dhe Flamurtari-Skënderbeu u mbyllën në barazim pa gola.