Tirana është larguar sot nga Korça me tre pikët që i duheshin për të mbajtur larg Kukësin ndjekës, e për të bërë hapin e radhës drejt titullit.Por në sfidën e sotme u desh një dorë nga Skënderbeu që e bëri pushim një pjesë të ndeshjes.Në të parën, Skënderbeu rivalizoi, shënoi dhe vuri në vështirësi bardheblutë të cilët ishin shpesh shumë pranë kolapsit.
Në të dytën, korçarët praktikisht nuk zbritën në fushën e lojës duke i dorëzuar komplet lojën Tiranës dhe duke e lënë të krijonte raste derisa gjeti dy herë radhazi rrjetën me Ngo.Aty ndeshja mbaroi pasi Skënderbeu as që provoi të reagonte, ndërsa Tirana administroi rezultatin që e çon përsëri në 9 pikë diferencën me Kukësin.