Mund të na ketë ndodhur që policia të krijojë gjithmonë atë idenë e rreptësisë, që në fakt bëhet për të mirën tonë, por një rast krejt i veçantë është filmuar ditën e sotme në kryeqytet. Në redaksinë tonë ka mbërritur videoja e filmuar nga qytetarët ku shtohet një efektiv i Policisë Bashkiake teksa ndihmon një qytetar me aftësi të kufizuara që të kalojë rrugën.

Në video duket qartë momenti kur efektivi i Policisë Bashkiake kujdeset dhe u bën me shenjë makinave të tjera që të ndalojnë teksa së bashku me qytetarin me karrocë kalon në anën tjetër të rrugës. Ky gjest human u ka bërë shumë përshtypje kalimtarëve të rastit të cilët kanë zgjedhur edhe ta filmojnë.