Ish-kryetarja e Kuvendit ka reaguar sërish për marrëveshjen mes PS dhe PD lidhur me reformën zgjedhore. Jozefina Topalli sulmon përmes një shkrimi Lulzim Bashën, teksa shton se kjo mund të sjelli në një bashkëqeverisje mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, me kryeministër këtë të fundit. Topalli i referohet eksperiencës së Çadrës që prodhoi të njëjtën gjë. Ajo thekson se të rinjtë e pakorruptuar do ta drejtojnë një ditë opozitën dhe do të fitojnë.

Nga Jozefina Topalli

2020 eshte nje vit ndryshe. Eshte viti i Coronavirusit, viti i nje ngjarje qe ka ndalur boten dhe ka permbysur ecurine normale te gjërave.  Emergjenca, urgjenca dhe delikatesa e momentit kane detyruar gjithe boten te mendojne e te gjejne rrugen per te dal nga vrima e zeze e hapur nga pandemia. Realiteti insiston ne dy fjale kyqe: pasiguri dhe pabarazi. Sepse keta jane me shume se gjithe te tjerat, qe pershkruajne problemin.

Pasiguria imponon qe te marresh vendime, qe te mos rrish ne nje vend, ne pritje te dickaje apo te dikujt qe te sjelle rroten. Pabarazia qe eshte e dukshme ,eshte destinuar qe te zgjerohet, te rendohet..Ndaj kontrolli, reduktimi i saj duhet te jete objektivi qe inspiron vendime. Mbyllja nga Codid 19 mund te jete lehtesuar gradualisht, por ankthi per perspektiven sociale dhe ekonomike te botes vetem po rritet. Dhe ka arsye te forta per t’u frikesuar : nje renie e menjehershme ekonomike ka filluar dhe ne mund te perballemi me depresionin ekonomik me te keq nga 1930, thojne ekonomistet. Po ne vendin tone ca mund te thuhet kur bota po zhytet ne depresion pas krizes sanitare , sakrificave te arrestit shtepiak dhe humbjeve te ekonomise.

Shqiptaret perjetojne Pasiguri dhePabarazi – dy fjalet kyq, qe pershkruajne nje gjendje pemanente prej vitesh. Varferia vetem behet me ekstreme, shanset per punesim vetem bien, kriza ekonomike edhe me kritike, nderkohe qe te gjithe presin pergjigjen e loterise amerikane. Por loterianuk eshte pergjigja per zgjidhje . Shume miq me shkruanin- jemi dakord me ty se kjo Kaste e korruptuar politike duhet shkulur.. por si? Si? Kthehemi tek problemi. Jane 3-4 vete qe mbajne peng vendin. Keta kane zhdukur praktikisht forcat politike perkatese duke ruajtur vetem germat e emrave te Partive. Nuk ka me gare ne keta parti, nuk ka me demonraci, nuk ka me vote brenda tyre, nuk ka as diskutime, as marrje mendimesh, kritika jo e jo.

Per te mos u kthyer mbrapshte , mjafton te kujtojme marreveshtjen e fundit. Mbledhja e kryesise se PD u be pasi u firmos marreveshtja mes Rames e Bashes. Dmth udheheqesi i Partise jo vetem nuk i konsideron , por dhe tallet me ta deri ne percmim. Kjo nuk ka ndodhur kurre me pare ne Partine Demokratike megjithe problemet qe mund te kemi patur. Arsyeja eshte e thjeshte.. Zoti Luli Basha nuk toleron mendime ndryshe. Ai eshte larg parimeve demokratike dhe perendimore. Ne marreveshtjen e fundit me Ramen, pervecse tradhetoi “ kauzen” e tij se “ me Ramen nuk ka zgjedhje” kerkoi nje gje qe ka ikur nga vemendja e medias- leke..leke. Sikur te mos mjaftoni milionat qe shqiptaret paguajne nga taxat e tyre per zhvillimin e zgjedhjeve.. ata me marreveshtjen e re u dakordesuan me i dhane vehtes nga buxheti i Shtetit 2 here me shume para . Por ne thelb marreveshtja ishte paradhoma per qeveri te perbashket PD -PS me Kryeminister Ramen ne 2021.

Kjo eshte teper! Ne nje vend si ky i joni qe nuk ka Qeverisje, qe nuk ka opozite, qe nuk ka Gjykate Kushtetuese, nuk ka Gjykate te larte, ku te rinjte nuk gjejne pune, ku pensionet prej 7 vitesh nuk rriten, ku nuk behet nje rruge e re, ku nuk ndertohen as shkolla te reja as azile per pleq, ku nuk rriten rrogat, ku korrupsioni eshte sistematik, ku injoranti drejton zyra te rendesishme shteti dhe banditet kane parate, ku te shkolluarit fyhen dhe te ndershmit perqeshen, ku karriget ne Parlament i zen ose krimineli ose gaztori, nuk ka me vend me prit. Drejtuesit e partive kane kuptuar nje gje: Po iku njeri ikin rresht, prandaj ata mbajne fort njeri tjetrin. Po te kishim nje udheheqes te ri e te pa korruptuar ne krye te Pd , vendi nuk do ishte pa  opozite; Parlamenti nuk do ishte teater politik por arene debatesh e te vertetash; ekonomia nuk do ishte kaq seriozisht keq, pasiguria dhe pabarazia nuk do ishte kaq e frikshme e mbi te gjitha Edi Rama nuk do ishte Kryeminister. Vetem me nje udheheqje te re ne krye te opozites , populli opozitar mund Edi Ramen dhe atehere Vendi yne do jete me mire. Sa e bukur ishte protesta e te rinjve sot ne Shkoder!!! Te rinj , te pakorruptuar do drejtojne opoziten e do fitojne!