Antonio Conte më pas foli për garën e titullit, në të cilën Inter u kthye. “Juventusi tani janë 6 pikë larg, ndërsa Lazio 5 pikë: “Jemi 6 pikë mbrapa, por do të luhen edhe 12 ndeshje. Ne do të luajmë çdo 3-4 ditë. Shpresoj t’i kemi të disponueshëm të gjithë lojtarët. Duam t’i luajmë kartat tona në kufijtë minimalë të gabimit. Nëse nuk do të kishim humbur ndeshjen direkte, do të kishim pikë të njëjta. Sidoqoftë, kemi besim të madh. Eriksen? Ne kemi punuar për ta sjellë atë në gjendjen më të mirë teknike dhe taktike”.
Trajneri zikaltër foli edhe për kundërshtarët, duke parë Juventusin, ende ekipin e preferuar për titull, megjithë vështirësitë që po has: “Ne do të shohim se çfarë përgjigje do të japë Juventusi, që ka mbizotëruar vitet e fundit dhe vazhdon të mbetet një ekip shumë i fortë, i mësuar të fitojë dhe të menaxhojë presionin. Lazio, gjithashtu, mund të bëjë diçka të rëndësishme. Ne duam t’i djegim etapat deri fund”.