Houssie Kharja, ish-mesfushori i Inter-it, ka folur për Achraf Hakimi-n, bashkëkombësi i tij dhe blerja e ardhshme e zikaltërve, në një intervistë të dhënë për GianlucaDiMarzio.com.
“Ausilio ka qenë largpamës me Hakimi-n. E ndjek prej shumë kohësh. Dy vite e gjysmë më parë, kur ishte akoma te Real Madrid dhe nuk luante, më pyeste vazhdimisht për të.Inter-i është një pikëmbërritje dhe moduli i Antonio-s do të jetë perfekt për të. Është shumë i fortë, në të gjithë vitet e kaluar te kombëtarja, nuk kam parë asnjeri si ai.Është shumë i zgjuar, do të dijë të përshtatet me futbollin italian. Mund të ketë disa vështirësi në fazën mbrojtëse, ndoshta në fillim, por do të ndihmohet.Nga ana tjetër, edhe Maicon ka pasur disa vështirësi, më pas ka fituar Triplete-n. Hakimi është i zgjuar dhe do të përmirësohet. San Siro? Nuk ka frikë nga asgjë, si unë. Ka luajtur te Real Madrid dhe te Dortmund. Meazza mundet vetëm ta karikojë”, ka thënë Kharja.