Në një kohë rekord, një godinë e braktisur është transformuar në një strukturë të re spitalore, e cila do të jetë gati në rast të një përballjeje të re me COVID-19. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga strukturat e re spitalore në autostradë e cila tashmë ka përfunduar me standarde bashkëkohore dhe do të jetë në dispozicion për trajtimin e të prekurve me COVID -19.
Ky spital, i cili përfundoi brenda dy muajsh, ka 100 shtretër 50 prej tyre me oksigjen dhe është një strukturë që rrit kapacitetet e spitaleve për trajtimin e COVID-19 nëse do të jetë e nevojshme për përballimin e çdo fluksi të mundshëm. Struktura e re spitalore plotëson të gjitha kushtet pasi ka dhomë tirazhi, sallë kirurgjie dhe terapi intensive. Kjo strukturë do të përdoret në rastet e shtimit të rasteve në fazën e hapjes, gjatë sezonit ose nëse do të ketë një valë të dytë në vjeshtë.
Për forcimin e kapaciteteve janë vënë në dispozicion 2.5 miliardë lekë nga qeveria shqiptare me qëllim përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19.