Mario Balotelli dhe Brescia janë ndarë “de facto” edhe pse ende “de juro”… Sulmuesi do të largohet në fund të sezonit ose edhe më shpejt, teksa presidenti Cellino ka pranuar gabimin që ktheu SuperMarion në Itali dhe te “dallëndyshet”.
Pasi ka kërkuar prishjen unilaterale të kontratës së sulmuesit, Brescia tani pret që të prononcohet kolegji i arbitrazhit, ndërsa Balotelli këto ditë ka qëndruar në shtëpi me raport pasi i sëmurë me gastroenterit akut.
Megjithatë, ditën e sotme në mëngjes, sulmuesi është prezantuar në qendrën stërvitore të klubit, pasi kishte dërguar një ditë më parë email ku lajmëronte se do të ishte kthyer ditën e martë (ka të drejtë pasi është ende zyrtarisht nën kontratë).
Pasi kanë lexuar email në mëngjesit, drejtuesit e Brescias kanë biseduar me lojtarin në telefon duke i shpjeguar se nuk kishte mjaftuar koha teknike për të organizuar punën, duke e dërguar në shtëpi. Sulmuesi qëndronte përpara derës kryesore dhe nuk ka mundur të hyjë brenda, duke u kthyer në shtëpi.