UEFA ka konfirmuar oraret dhe kalendarin e të gjitha ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve. Më konkretisht, ato do të luhen në shtator, tetor dhe nëntor. Ky turne i ri koninental startoi më 2018, me edicionin e parë, i cili u fitua nga Portugalia vitin e kaluar. Disa data janë zhvendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit, ashtu sikurse ndodhi me të gjitha kompeticionet e tjera të futbollit.
Ekziston mundësia që virusi të shpërthejë sërish frikshëm dhe ta bëjë të pamundur këtë plan, megjithatë UEFA i ka bërë ndryshimet dhe konfirmimet përkatëse, duke mos menduar më të keqen. Ne po ju njohim me ndeshjet e Shqipërisë dhe Kosovës, sipas grupit dhe kalendarit të publikur mbrëmë nga qeveria europiane e futbollit. Kujtojmë se Shqipëria bën pjesë në grupin 4 të Ligës C, bashkë me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin. Nga ana e saj, Kosova, që është një nivel më lart, do të luajë në grupin 3 të Ligës C me Slloveninë, Greqinë dhe Molodovën. Ja kalendari i plotë i të dyja kombëtareve:
Ndeshja e parë
3 shtator
Moldova-Kosova (20:45)
4 shtator
Bjellorusi-Shqipëri (20:45)
Ndeshja e dytë
6 shtator
Kosova-Greqia (20:45)
7 shtator
Shqipëri-Lituani (20:45)
Ndeshja e tretë
11 tetor
Kazakistan-Shqipëri (15:00)
Kosova-Sllovenia (20:45)
Ndeshja e katërt
14 tetor
Greqia-Kosova (20:45)
Lituani-Shqipëri (20:45)
Ndeshja e pestë
15 nëntor
Shqipëri-Kazakistan (18:00)
Sllovenia-Kosova (20:45)
Ndeshja e gjashtë
18 nëntor
Shqipëria-Bjellorusia (16:00)
Kosova-Moldova (20:45)