Depresioni, ankthi, sulmet e panikut, por edhe pagjumësia dhe problemet e tretjes: është një valë e jashtëzakonshme stresi post-traumatik që kërcënon botën pas Covid-19. Kjo u raportua nga Etiopi Tedros Adhanom Ghebreyesus, biolog, imunolog, ekspert i sëmundjeve infektive, si dhe drejtor i përgjithshëm i OBSH-së që nga viti 2017, sipas të cilit “shumë njerëz në mbarë botën po vuajnë nga humbja e cilësisë së jetesës dhe mundësive”. “Pandemia u tregua shkatërruese, ne këtë e pamë”. Depresioni, me gjithçka që mbart, është një çrregullim serioz: kontakti me mjekun, në situata të tilla, është përparësi. Megjithatë ekuilibri, mund të nisë që nga tryeza.

Xhinxheri është një ndër produktet që njihet si ushqim antistres. “Kapsaicina (lëng djegës) që përmban në të stimulon prodhimin e endorfinave, d.m.th., hormonet e lumturisë. Endorfinat krijojnë qetësi, promovojnë mirëqenien, përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe zvogëlojnë dhimbjen. Për të mos përmendur që ato mbajnë nën kontroll nivelet e adrenalinës të lidhura me ankthin”, thuhet në këtë studim. Bananet– këshillohen të ushqehen pasi “janë të pasura me serotonin, ato përmbajnë gjithashtu zink, kalium dhe magnez. Por edhe me acid folik që ndihmon në sjelljen më të shpejtë të hormonit të humorit në tru”.

Kumbullat e thata– Kanë si përbërës kripërave minerale, fosfateve dhe fermenteve që favorizon oksigjenimin e trupit në rast të lodhjes fizike dhe mendore, por për të vepruar si një antidepresant është kryesisht triptofani, i pranishëm në sasi të mëdha. Drithërat integrale– Serotonina dhe vitaminat B që gjenden te drithërat integrale rregullojnë gjendjen shpirtërore, kontrollojnë impulset nervore dhe rrisin adrenalin Ja disa ushqime të konsideruara anti-stres: Farat e kias Spinaqi dhe fasulet e zeza Brokoli, lulelakra, lakra Kakao Elbi Orizi i zi Soja Frutat Peshku, sidomos sardelet Drithërat integraleKumbullat e thata Bananet Xhinxheri Speci djegës