Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, OliverVarhelyi ka theksuar se shpreson për një marrëveshje për reformën zgjedhore në Shqipëri pasi kjo është thelbësore.

“Reforma zgjedhore në Shqipëri: I inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të vazhdojnë akoma të provojnë dhe të arrijnë një marrëveshje”, është shprehur Varhelyi.

Kjo, ka theksuar ai, “është një reformë e rëndësishme që duhet të përmbyllet dhe do të ishte për të ardhur keq nëse humbet momenti”.

“Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore”, ka nënvizuar Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi.