Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veiaj priti në një takim drejtuesin e misionit PAMECA, Kolonel Carlo d’Achille,i cili përfundoi detyrën në vendin tonë.Në shenjë mirënjohje për kontributin e çmuar në trajnimin dhe modernizimin e Policisë Shqiptare, Veliaj i dorëzoi Kolonelit d’Achille “Çelësin e Qytetit”.

“Jam shumë krenar që në emër të qytetit të Tiranës, i japim sot ‘Çelësin e Qytetit’ mikut tonë Carlo d’Achille, një njeri i dashuruar me Shqipërinë, drejtues shembullor i misionit Pameca, i cili është përpjekur të modernizojëPolicinë Shqiptare,duke dhënë eksperiencënga kolegët tanënë anën tjetër të Adriatikut, por që ndajnë të njëjtin mentalitet, disa herë të njëjtat problematika me ne. I jam mirënjohësjo vetëm për vitet e shërbimit në Shqipëri, në Kosovë, por edhe si një qytetar model i Tiranës. I dhurojmë ‘Çelësin e Qytetit’ të Tiranëspër t’i treguar se ky qytet e ka gjithmonë një portë, një shtëpi e një zemër të hapurpër ata që i konsideron miq të veçantë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi rolin që ka luajtur PAMECA në Shqipëri dhe ndihmën ndaj Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake. “Jam shumë krenar për ju, për kolegët e tjerë të PAMECA-s, për kolegët e Policisë së Shtetit dhe për ata të Policisë Bashkiake. Kjo është një punë në skuadër, megjithatëçdo skuadër e mirë ka nevojë për një kapiten të mirë. Ndaj, në emër të qytetit të shpreh mirënjohjen për kontributin e dhënë nga PAMECA për qytetin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë”, shtoi ai.

Koloneli Carlo d’Achille i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj për vlerësimit që iu bë atij dhe misionit “PAMECA” në vendin tonë. “Jam vërtet i lumtur që po marr ‘Çelësin e Qytetit’ të Tiranës sepse nuk është vetëm për mua, por për të gjithë stafin e projektit evropian që drejtoj prej më shumë se 3 vite”, tha d’Achille.

Ndërkaq, Veliaj theksoi se janë pikërishthistoritë personale si kjo, të cilat ndërtojnë ura të pathyeshme miqësie. “Mezi pres që edhe pasi të mbaroni këtë mision të jeni pjesë e kësaj familjeje të madhesepse urat mes njerëzve janë ndoshta më të rëndësishme sesa urat mes qeverive, burokracive, diplomacisë”, përfundoi ai.