Bundesliga ka dhuruar një ndeshje me shumë emocione, pasi Dortmundi ka fituar me frymën e fundit ndaj Dusseldorf-it në transfertë me rezultatin 0-1. Ishte goli i Haaland në minutën e 90’+5′ që i dha 3 pikë skuadrës mike.Ekipi verdhezi nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës për më shumë se 94′ minuta dhe u mendua se gjithçka do të mbyllej me rezultatin 0-0. Vendasit që luftojnë për mbijetesë u mbrojtën mjaft mirë, por nuk arritën të shmangnin golin e shënuar nga Haaland. Ai mori një krosim në zonë dhe me kokë mposhti portierin kundërshtar.

Sulmuesi norvegjez i futur në fushë në minutën e 61′ gjeti golin e tij të 11 në kampionat. Askush nuk ka shënuar më shumë se ai që prej debutimit të tij me skuadrën e Dortmundit e deri më tani. Verdhezinjtë marrin 3 pikë dhe ruajnë diferencën e pikëve me Leipzigun e vendit të tretë.