Nga këndvështrimi ynë këtu në Tokë, një nga ngjarjet më spektakolare qiellore shfaqet kur Hëna errëson pjesërisht pamjen tonë të Diellit, duke lejuar një unazë zjarri të dalë nga skajet e saj. Dhe më 21 qershor, kjo është pikërisht shfaqja që do të marrim. Në këtë rast, unaza e zjarrit është shtrembëruar edhe nga atmosfera e Tokës, duke shtypur disi Hënën dhe Diellin jashtëzakonisht të sinkronizuar ndërsa ngrihen, derisa të ngjiten mbi nivelin e refraksionit të lartë.

Këtë fundjavë, një ‘unazë e plotë e zjarrit’ do të jetë e dukshme nga Afrika qendrore dhe përmes Azisë, duke filluar nga ora 20:45 (sipas orës lokale në Shqipëri) në 21 qershor 2020 por shumë vende të tjera, nga Europa Juglindore deri në majat veriore të Australisë, do të përjetojnë një eklips të pjesshëm unazor. Fenomeni quhet një eklips diellor unazor. Ndodh kur Hëna është më larg nga Toka në orbitën e saj, dhe për këtë arsye paraqitet më e vogël në qiellin tonë në krahasim me Diellin.

Ky ndryshim i vogël në madhësinë e dukshme është ajo që i dallon eklipset unazore nga eklipset e plota diellore, kur pozicioni më i afërt i Hënës (me rrezen mesatare të saj prej 1.800 kilometra ose bën që të duket se ka të njëjtën madhësi si ylli ynë shumë më i madh, i cili ka një rreze rreth 696,000 kilometra). Në kulmin e eklipsit, Hëna do të bllokojë 99.4% të Diellit pasi dyshja dekoron qiellin e Indisë veriore.

Pas kësaj fundjave, unaza tjetër e zjarrit do të ndodhë në vitin 2021, por kryesisht do të jetë e dukshme në tërësinë e saj vetëm nga Arktiku. Sidoqoftë, një eklips i plotë diellor do të kalojë Amerikën e Jugut më vonë këtë vit.