Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar vizitën në Prishtinë duke zbuluar edhe arsyen se pse ka vizituar Kosovën dhe do të zhvillojë takimet me shumë zyrtarë të vendit. Rama thotë se ka shkuar për të mësuar dhe dëgjuar më shumë pas fletë- rrufesë speciale që do hyjë si njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë. Më tej ai shton se aktakuzë publike pa aktakuzë juridike drejtësia botërore e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike.

Rama do të jetë sot në Prishtinë ku do të takohet me Fatmir Limajn, Avdullah Hotin, Vjosa Osmanin dhe Hashim Thaçin, para se ky i fundit të deklarohet për mediat për herë të parë pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Hagës. Në fakt Thaçi gjatë fundjavës vizitoi Tiranën, kurse tani është Rama që i kthen vizitën në Prishtinë.

STATUSI NGA EDI RAMA ????NË PRISHTINË PËR TË DËGJUAR DHE MËSUAR MË SHUMË PAS FLETË-RRUFESË SPECIALE QË DO TË HYJË SI NJOLLË TURPI NË HISTORINË BOTËRORE DREJTËSISË, QË PRAKTIKËN E AKUZËS PUBLIKE PA AKTAKUZË JURIDIKE E KA NJOHUR VETËM NË EPOKAT E SUNDIMEVE IDEOLOGJIKE!