Kryeministri Edi Rama është ndalur në fshatin Derven rrugës për në Thumanë duke pyetur kamarierin dhe pronarin e një lokali nëse i kishin marrë apo jo pagat e luftës.

Pronari i lokalit tha se ‘rrena’ apo gënjeshtra i ka fjalët e shkurtëra duke konfirmuar se gjithë punonjësit e lokalit morën paga lufte.

Kryeministri Rama u sigurua duke pyetur vetë kamarierin nëse kishte marrë apo jo paga lufte, dhe ai i konfirmoi se kishte marrë 3 paga lufte.

Më tej Rama tha se po shkon në çerek milioni numri i shqiptarëve që kanë marrë paga lufte gjatë pandemisë.

BISEDA E KRYEMINISTRIT

Edi Rama: Ja këtu, kemi ndalu në Derven pa shkuar në Thumanë, dhe u takuam me Gjonin. Gjon, pagat e luftës i morën punonjësit leje këtë të vërtetën

Gjoni: Të gjithë. Janë rrena këto.që thuhen. Rrena i ka këmbët e shkurtra. Të vërtetën. Të gjithë i morën.

Edi Rama: Po ti i more pagat e luftës mo? Hajde këtu hajde, dil këtu. Ky është Eri. Eri kamarieri. I more pagat e luftës.

Kamarieri: Po

Edi Rama: Të treja

Kamaerieri: Po tre

Rama: Faktet janë fakte. Janë duek shkuar afro çerek milionë shqiptarë që kanë marrë pagat e luftës. Gjoni është një prej tyre. Ose tre paga ose 40 mijë lekë sipas kategorive. Vijojmë bëjmë verifikime dhe u shkojmë nga mbrapa të gjithëve të marrin pagat, kokërr leku më kokërr leku.