Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka takuar në Bruksel Presidenten e KE, Urusla von der Leyen. Vuçiç ka thënë pas takimit se tashmë Serbia ka hyrë në një fazë të re optimiste në marrëdhëniet me BE, dhe mund t’i bashkohet unionit në 2026.
Por ndërkohë Von der Leyen ka bërë thirrje palëve politike në Serbia që të ecin me reformat dhe dialogun me Kosovë. Sipas saj, kjo e fundit është thelbësore për integrimin europian të Serbisë.