Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pritur ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov 2 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në vend. Vuçiç në prani të Lavrovit ka thënë se Serbia nuk do e njohë Kosovën, nëse ajo hyn në OKB, teksa vetë Serbia nuk përfiton asgjë por i premtohet anëtarësimi në BE.
“Nëse mendoni se është e mundur që ne të themi se do ta pranojmë Kosovën dhe ajo të hyjë në OKB, ndërsa ne të mos përfitojmë asgjë, por do të na thuhet se do të jemi anëtare e Bashkimit Evropian, përgjigjja jonë është jo”, tha ai. Vuçiç gjithashtu do të takohet dhe me Presidentin Putin dhe më pas do të jetë në Shtëpinë e Bardhë ku për herë të parë do takohet me kryeministrin e ri të Kosovës, Avdullah Hotin në një takim për dialogun të ndërmjetësuar nga SHBA.