Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se familjet Lleshi dhe Murati nga Bathorja që humbën shtëpitë nga tërmeti i 21 shtatorit hynë sot në banesat e tyre të reja. Ministrja Xhaçka tha se “familjet Lleshi dhe Murati, vendosur prej më shumë se 20 vjetësh në Bathore, 9 muaj më parë humbën pasurinë e tyre të vetme, pas tërmetit të 21 shtatorit”.

“Sot, ato kanë hyrë në shtëpitë e ndërtuara nga fillimi, me fondet e akorduara nga buxheti i shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes. Banesa e Esatit është e para ndër 30 shtëpitë që dorëzohen këtë javë, kjo falë edhe këmbënguljes mbresëlënëse të mbesës së tij 10-vjeçare, Edlirës, e cila mori nismën për të kërkuar një shtëpi të re për familjen e saj të madhe”, tha Xhaçka.

Xhaçka theksoi se “në javët në vijim do të përfundojë edhe pjesa tjetër, duke e çuar në 170 numrin total të banesave të ndërtuara në pak muaj, proces të cilin as COVID-19 nuk e ngadalësoi”.