Në përfundim të Ministerialit te Mbrojtjes, i cili u zhvillua për dy ditë online, ministrja Olta Xhaçka tha se NATO është në gatishmëri për të ndihmuar në rast të një vale të dytë të koronavirusit. Nëpërmjet një postimi në twitter, thotë se shqiptarët nuk janë vetë në këtë sfidë.

“Mundësia e një vale të dytë të COVID-19 është një mesazh me zë të lartë dhe i qartë për të gjithë botën për të dëgjuar. Dhe mbi të gjitha për të gjithë qytetarët tanë, që të dëgjojnë dhe kuptojnë se nuk janë vetëm në këtë sfidë. NATO është në gatishmëri. Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë fituar respektin e të gjithë qytetarëve tanë për shërbimin e tyre të jashtëzakonshëm në kohën e krizës. Emergjencat Civile të NATO-s meritojnë mirënjohjen tonë për rezistencën dhe gatishmërinë”, shkruan ministrja Xhaçka.