“Sa i përket reformës i kam thënë ato që kam pasur. Është shumë e thjeshtë, ka një sugjerim të kthyer në një kërkesë, që nga Bundestagu është përfshirë në dokumentin e Këshillit për një reformë zgjedhore mbi bazën e rekomandimeve të OSBE, që do të votohet në Kuvend.Mbi këtë bazë gjithcka që nuk është ndonjë shkencë, sepse janë gjëra të shkruara ku më e përsëritura në të gjitha vitet është depolitizimi i administratës, ne jemi të hapur deri në fund për cdo gjë. Për duke qenë se janë përfshirë për të ndihmuar edhe partnerë, nuk dëshiroj që të bëj komente, përpara se të flasin dëshmitarët. Unë kam këndvështrimin tim, por besoj që ajo që na duhet është që të bëjmë sa më pak polemika e lagu s’e lagu dhe të përpiqemi për produktin më të mirë.
Ne mendojmë se produkti është aty i plotëson të gjitha kushtet. Në një proces, të gjitha palët kërkojnë gjithcka, ka palë që mendojnë se me ligjin e reformës fitohen zgjedhjet, por nuk është e vërtetë, fitohen me votën e popullit. Apo ky apo ai sistem, të bëjë mrekullira, është thjeshtë cështje garantimi standardesh.E kemi dhënë dhe besoj se e kemi bërë detyrë tonë. Nuk dua të merrem me fjalë se ka dëshmitarë. Më vjen keq që në 2020 të ketë akoma ambasadorë për të bërë marrëveshje, negociatë, apo diskutim mbi rregullat e lojës. Unë mendoj që do të duhet ta kishim bërë vetë këtë, por duke qenë se palët e tjera kanë nevojë për këtë element edhe për të pasur garanci, nuk e di se cfarë, nuk ka problem, u jam mirënjohës miqve, për të bërë më të mirën për të lehtësuar komunikim, por nuk kam koment sot. Mendoj që ka akoma të tjerë që duhet të flasin” tha Rama.