Zidane: S’do të jem trajner për 20 vjet, kjo punë të dërrmon Zinedine Zidane ka treguar se puna e trajnerit është shumë e vështirë, prandaj thotë se nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë punë për mbi dy dekada. Po ashtu, francezi mendon se ka qenë më i mirë si futbollist sesa si trajner, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i Real Madridit Zidane i bëri këto komente në prag të ndeshjes së skuadrës së tij kundër Espanyolit në La Liga të dielën në mbrëmje. “Kam qenë më i mirë si futbollist sesa si trajner. Ka pasur më të mirë sesa unë, por unë jam i lumtur me atë që e kam arritur”, tha Zidane. “Nuk do të jem trajner për 20 vjet; s’e di për sa vjet do ta bëj këtë punë. Unë nuk planifikoj asgjë, unë nxitem ditë pas dite. Pastaj do të bëj gjëra të tjera”. “Në mendjen time kam qenë gjithmonë futbollist. Kam luajtur futboll për 18 apo 19 vjet dhe kur më pyesnin se a do të bëhesha trajner, thosha jo. Në fund u bëra, por kjo punë të dërrmon”, theksoi ai.