Hetimi i Organizatës Botërore të Shëndetit ndaj pandemisë së koronavirusit duhet të udhëhiqet nga një vend si Zvicra, thotë ish-shefja e OBSH-së, Gro Harlem Brundtland. “Duhet të jetë dikush që nuk është palë në konfliktin midis fuqive të mëdha,” tha ajo, duke iu referuar konfliktit midis SHBA dhe Kinës për trajtimin e krizës së OBSH. Brundtland, një ish-kryeministre norvegjez që tani drejton Bordin e Përgatitjes së Monitorimit botëror të OBSH-së (GPMB), i tha këto në një konferencë për media, dje në Gjenevë.
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në prill se po ndërpresë fondet e OBSH, duke e akuzuar atë se kishte ndihmuar në promovimin e “dezinformatave” të Kinës lidhur me virusin. Shtetet anëtare të OBSH-së ranë dakord përmes një takim virtual në maj, për një pasqyrimi të mënyrës sesi kjo organizatë po trajton krizën.
“Shumë udhëheqës mund mos ta kenë besuar plotësisht se një pandemi e vërtetë si kjo mund të ndodhë gjatë mandatit të tyre,” u tha Brundtland partnerëve të Kombeve të Bashkuara. “Unë mendoj se tani shumë nga ata janë bindur se kjo mund të ndodhë përsëri”, dhe në vitet e ardhshme të gjitha vendet “do të duhet të përgatiten më mirë,” shtoi ajo. Shtatorin e kaluar, GPMB ftoi qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare që të investojnë më shumë në përgatitjen e pandemisë. U besua se kjo pandemi që do të vriste “dhjetëra miliona njerëz” ishte ” dhe kjo po del të jetë e vërtetë”. Totalisht, ajo vuri në dukje se lidhur me këtë, vetëm 59 vende kishin zhvilluar plane kombëtare.
“Shumë lider tashmë i kanë kuptuar implikimet e një krize të tillë për tërë shoqërinë dhe ekonominë,” shtoi Brundtland. Ish-shefja e OBSH-së bëri thirrje për reformimin e Rregulloreve ndërkombëtare shëndetsore , të cilat udhëzojnë një përgjigje shumëpalëshe ndaj krizave shëndetësore, përfshirë edhe çështjen e kufizimeve të udhëtimit gjatë pandemisë. GPMB do të dalë me propozime të rekomandimeve të tjera në raportin e saj të ardhshëm në muajin shtator.