“2 korriku i shqiptarëve”, e cilësoi sot Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ndërsa solli në vëmendje ngjarjet historike të 30 viteve më parë në Shqipëri dhe Kosovë.

“Para 30 vitesh, në Tiranë u thye frika dhe u artikulua gatishmëria për betejën për liri kundër diktaturës në Shqipëri”, tha ajo.

Ndërkohë, tha ajo, “në Prishtinë, u shpall Deklarata Kushtetuese nga delegatët e Kuvendit të Kosovës, që mbolli farën e shkëputjes nga Serbia dhe themelimit të Republikës që e gëzojmë sot”.

“Pa sakrificë nuk ka fitore dhe pa betejë nuk ka liri”, tha Shahini.