350 familje kanë përfituar nga grandet e qeverisë për merimetimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26-nëntorit, në Bashkinë e Rrogozhinës.

Bashkia Rrogozhinë, njoftoj të hënën se Kryetarja e bashkisë Rrogozhinë ka qenë prezente në çdo njësi për të firmosur kontratat me të gjithë përfituesit.

“Në Rrogozhinë kanë përfituar drejtpërdrejtë 350 familje nga grantet e qeverisë për merimetimin e banesave që janë dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor të vitit të kaluar. Kryetarja e bashkisë Rrogozhinë ka qenë prezente në çdo njësi për të firmosur kontratat me të gjithë përfituesit”-, njofton Bashkia e Rrogozhinës.