Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje mbi gjendjen e pacientëve që ndodhen të shtruar në Infektiv, teksa luftojnë me koronavirusin. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ministrja Manastirliu pohoi se aktualisht në Infektiv janë 6 pacientë, mes tyre dhe mosha të reja, janë të intibuar dhe po luftojnë me jetën.
Postimi i plotë: “? SPITALI INFEKTIV Gjashtë pacientë, mes tyre edhe mosha të reja janë të intubuar dhe po luftojnë për jetën në spitalin infektiv, me përpjekjen e madhe të stafit mjekësor, në një betejë shumë të vështirë me virusin e rrezikshëm.
Mos e lejoni që ju apo një i afërmi juaj të përfundojë në spital dhe të rrezikojë jetën nga #COVID19 ?? #RespektoniRregullat ↔️Mbaj distancën ?Vendos maskën ?Ruaj higjienën #RuaniShëndetin??”, shkruan Manastirliu.