Agjenti i Gareth Bale ka insistuar edhe një herë se futbollisti uellsian nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar verës, përderisa ka shtuar se Bale është po aq i mirë sa cilido lojtar në skuadrën e madrilenëve. Gareth Bale s’ka pasur rol të rëndësishëm në skuadrën e Real Madridit këtë sezon, siç u vërejt gjatë festimeve të skuadrës për titullin e La Ligës javën e kaluar. Për më tepër, Bale u la jashtë skuadrën për ndeshjen e fundit të sezonit, atë kundër Leganes, transmeton Gazeta Express.

Zinedine Zidane raportohet se e kishte kërkuar shitjen e Bale dhe James Rodriguez kur ishte kthyer në Real Madrid vitin e kaluar. Madje, francezi kishte thënë se sa më shpejt që Bale të largohej, do të ishte më mirë. Bale i ka bërë vetëm 20 paraqitje në të gjitha garat gjatë këtij sezoni dhe Zidane raportohet të jetë i përkushtuar ndaj qëllimit për ta shitur uellsianin gjatë kësaj vere. Por, Bale i ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij në kryeqytetin spanjoll dhe nuk mendon të largohet nga skuadra, për të cilën i ka shënuar 105 gola në 201 paraqitje, përfshirë këtu golat në katër finale.

“Gareth është mirë. Ai i ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij. Atij i pëlqen jeta në Madrid dhe s’do të shkojë askund. Ai është ende po aq i mirë sa cilido lojtar në skuadër. Por, gjithçka varet nga Zinedine Zidane”, ka thënë Jonathan Barnett, agjenti i Bale. “Natyrisht që ka interesim, por është zor të ketë ndonjë klub në botë që mund ta përballojë transferimin e tij. Është një humbje e madhe që ai s’është në skuadrën e Real Madridit për momentin, por ai nuk do të largohet”. “Gareth nuk e ka synon të mbetet këtu pas Zidanit. Zidane ka qenë shumë i suksesshëm, nuk ka urrejtje mes tyre. Zidane thjesht nuk dëshiron ta inkuadrojë atë në lojë. Gareth stërvitet çdo ditë dhe stërvitet mirë”.