Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj bëri të ditur sot se program për rindërtimin e 140 shkollave që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pasi është plotësisht aktiv.

Gjatë një takimi për fillimin e procesit të shpërndarjes së granteve për riparimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Tiranë, ministri Ahmetaj informoi edhe mbi ecurinë e programit të shkollave.

“Janë 140 shkolla, një pjesë e mirë e tyre të financuara nga buxheti i shtetit, janë në proces ndërtimi. Në bashkinë e Tiranës, shkollat janë në procesin përfundimtar të tenderimit”, tha ministri Ahmetaj.

Sipas tij, një pjesë e mirë e shkollave të planifikuara për tu ndërtuar në kuadër të programit janë marrë përsipër për tu ndërtuar nga UNDP me financimin e Komisionit Europian. Shuma në dispozicion nga KE, tha ai, është 65 milionë euro.