Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka zbuluar se nesër Këshilli i Ministrave do të akordojë një fond prej 160 milionë dollarësh për të filluar ndërtimin e pallateve në gjithë Shqipërinë. Ahmetaj thotë se ky fond është në kuadër të një programi që i kalon Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe është vetëm për rindërtimin e pallateve.
Prandaj, sipas Ahmetajt shqiptarët në shtator do të shohin themelet e para të pallateve të dala nga procesi i Rindërtimit.
”Gjithë atë merak që keni ndarë në këtë proces, për atë senzibilitetin që kanë qytetarët për banesat kolektive. Dua t’ju informoj se nesër Këshilli i Ministrave kalon një vendim të vet që i kalon FSHZH në 160 milionë dollar për të filluar ndërtimin e pallateve në gjithë Shqipërinë, jashtë Bashkisë së Tiranës, një program që aktivizohet shpejt, në fund të shtatorit shqiptarët do të shohin themelet edhe në këtë drejtim.”- tha Ahmetaj.
Në fakt qeveria shqiptare më parë ka akorduar fonde për pallatet, por për ato që nuk kanë pasur nevojë për t’u rindërtuar por për t’u rikonstruktuar, teksa ky do jetë i pari vendim vetëm për pallatet që duhet të rindërtohen dhe përfshin gjithë Shqipërinë.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË ? BASHKËKa nisur dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave në Mirditë dhe Kavajë, të cilat u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit?? 1, 208 familje në Kavajë dhe 177 familje në Mirditë përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive.? Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD?
Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 21. Juli 2020