Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës ku pritet të diskutojë sot 10 projektligje dhe 2 Akte Normative. Kështu Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”. Kuvendi do të shqyrtojë edhe Aktin Normativ “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar””. Një tjetër Akt Normativ që do të diskutohet sot është “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar””.

Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin”. Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”. Projektligji “Për një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar” (dy nisma të Këshillit të Ministrave).

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektligjin “Për një ndryshim në ligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”. Kuvendi pritet të diskutojë edhe Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare. Kuvendi pritet të diskutojë edhe Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektligjin “Për disa shtesa në ligjin “Për pronat e paluajtshme të shtetit”. Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektligjin “Për regjistrin e pronarëve përfitues”. Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektligjin “Për shtetësinë”’.