Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman zhvilloi këtë të enjte një takim me Kryetaren dhe anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të diskutuar punën vendimtare të Institucionit në zbatimin e Reformës së Drejtësisë.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësisë kryen shumë role thelbësore, por asnjë nuk është më i rëndësishëm se administrimi i procesit për ta bërë Gjykatën Kushtetuese tërësisht funksionale. Ne mbështesim Vitore Tushën dhe anëtarët e KED në përpjekjet e tyre për realizimin e këtij procesi”, shkruan ambasada bashkëngjitur njoftimit.