Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar ashpër për krijimin e BKH, teksa shprehet se reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara.
Kim akuzon se disa po ëndërrojnë që BKH kurrë nuk do të krijohet dhe po ashtu drejtësia nuk do të vijë kurrë. Ky reagim i ashpër vjen pak orë pas një deklarate të Partisë Demokratike. Edi Paloka e akuzoi qeverinë se po përpiqet të kapë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke skualifikuar të gjithë kandidatët, përveç Aida Hajnën.
Demokratët kërkojnë rihapjen e garës për kreun e BKH-së, pasi theksojnë se kandidatja e vetme e mbetur, Aida Hajnaj, është nën hetim nga Prokuroria dhe e dyshuar si e përfshirë në disa skandale. Por duket se ambasada e SHBA ka pasur një përgjigje për kërkesën e PD që kërkon ta çojë procesin për ndërtimin e BKH në pikën zero.
Postimi i plotë i ambasadores Yuri Kim:
Duket sikur disa po ëndërrojnë që BKH kurrë nuk do të vendoset, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Na vjen keq që ju zgjoj nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet e vërtetë. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara.