Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, tha sot se “SHBA kanë dhënë rreth 1.8 milionë dollarë për të ndihmuar industrinë e turizmit, veçanërisht ajo që është e kujdesshme, më miqësore ndaj mjedisit”.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në Qendrën e Vizitorëve të Administratës së Zonave të Mbrojtura në Lezhë, ambasadorja Kim theksoi se “gjithashtu do të jem po aq krenare që të siguroj që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë krah jush. Gjithashtu pres me kënaqësi mundësinë që të përveshim mëngët së bashku me ju, me të gjithë ju që jeni persona që jepni zgjidhje problemeve, persona të mençur që duan ta pastrojnë Shqipërinë”.

“Kam dëgjuar nga ministri Klosi që jeni vullnetarët e parë që mirëprisni turistët në Shqipëri dhe ofroni përshëndetjet tuaja. Ky vit është pak ndryshe nga vitet e kaluara për shkak të koronavirusit, por jam e kënaqur si keni bërë përshtatjen në bazë të situatës. Në vend të mund të gjenit një mënyrë për të mos e vazhduar projektin, ju keni gjetur një mënyrë tejet të mirë për të vazhduar me të”, tha ambasadorja..

“Kam 6 muaj në Shqipëri dhe kam patur mundësinë të vizitoj shumë zona të bukura si në Berat, Vlorë, Sarandë, pak në Krujë. Por jam e aq e kënaqur që të dëshmoj bukurinë natyrorë të Shqipërisë. Nuk është bukuri vetëm për Shqipërinë, por për gjithë botën dhe mezi pres të bëhet një thesar akoma më i shndritshëm për të tjerët”, – tha Kim.

Ambasadorja Kim u shpreh se “mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij. Jam e kënaqur që nuk tregohemi përgjegjës vetëm për mbeturinat, por edhe për pastrimin e mbeturinave qe të tjerët krijojnë. Sepse në momentin që unë mbledh mbeturinat krijon përgjegjshmëri nga ana ime. Por nëse unë mbledh mbeturinat të krijuara nga të tjerët sepse e shikoj këtë si problem është një veprim i cili tregon inteligjencë e zgjuarsi dhe zgjidhje të tij”.