Sot, Ambasadorja Yuri Kim, së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishin në bordin e anijes P-134 Butrinti, për një lundrim përgjatë gjirit të Vlorës.
“Kjo vizitë ishte një tjetër shembull si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vazhdojnë të qëndrojnë “krah për krah” si aleate në NATO. Përkushtimi i Shqipërisë ndaj NATO-s mbetet një përparësi kryesore për qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe shqiptare”, shkruhet në Facebook, nga Ambasada Amerikane.
Nga ana tjetër,ministrja Xhaçka e shoqëroi postimin me “Krah për krah”.