Qeveria shqiptare e nisi diskutimin për ligjin e amnistisë fiskale e penale ku iu mundësohet individëve dhe biznesit regjistrimi i pasurisë së vendosur nga puna në të zezë, në tremujorin e fundit të vitit të shkuar, si një nevojë e artikuluar edhe më herët për t’i dhënë një mundësi bizneseve dhe individëve për të kaluar në një standard tjetër të deklarimit, që është ai reali dhe jo me dy standarde. Deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli deklaron se ky ligj padyshim nuk është një shpikje shqiptare e nuk vjen si një rrufe në qiellin e pastër të vendit tonë.
“Ky ligj vjen edhe si eksperiencë e disa shteteve në periudha të ndryshme. Vetëm vitin e kaluar mbi 10 shtete kanë kryer amnisti fiskale. Së dyti vjen si nevojë e zhvillimeve të brendshme ekonomike e financiare në vendin tone”, thotë Angjeli.
Ligji, sipas tij, ka nisur diskutimin më herët se sa vendi të goditej nga tërmeti i 26 nëntorit apo infeksioni i COVID-19. Por tashmë, shton ai ky bëhet më i nevojshëm.
“Ishte pjesë e filozofisë e politikës së qeverisë Rama, i cili doli e tha se ne po përgatisim një amnisti fiskale e penale me qëllim dhënien e më shumë mundësive për të përfituar si individit edhe komunitetit të biznesit e padyshim edhe buxhetit të shtetit, me qëllim që ne të shkojmë drejt një forcimi të mëtejshëm të financave publike, të kosolidimit e fiskalitetit e luftës kundër informalitetit”, shprehet Angjeli.
A është amnistia fiskale një kapitullim para parasë së krimit? Deputeti socialist thotë që është e kundërta.
“Me amnistinë e disa ligje të tjera fiskale është fillimi i fundit të parasë së krimit. Natyrisht, kjo varet nga vullnenti politik i çdo qeverie dhe zbatimi i ligjit nga institucionet”, deklaron Angjeli. Sipas tij, gjithë shqetësimi që u ngrit është suksesi i kësaj amnistie duke marrë parasysh garancitë e afatet ligjore të zbatimit.
“Unë besoj se ka disa elementë shumë të rëndësishëm që garantojnë një amnisti. Së pari është kombinimi i amnistisë fiskale me amnistinë penale dhe ne ia kemi dalë kësaj me këtë ligj, sepse ligji i ka të dy shtyllat e vendosura mjaft qartë. Së dyti, suksesi kërkon që ligji të jetë sa më gjithpërfshirës dhe përpjekjet janë bërë që ligji të jetë sa më gjithëpërfshirës duke përjashtuar vetëm persoant politk dhe ata të lidhur me krimin”, vuri në dukej deputeti socialist.
Angjeli thekson se ligji iu jep garanci biznesit dhe individit që do të përfhsihen në këtë proces. “Ligji është munduar të japë garancitë siç janë sekreti i deklarimeve apo mosndjekja penale”, tha ai. Më tej, Angjeli theksoi se përmes akteve nënligjore institucionet do të përcaktojnë edhe mënyrën se si emigrantet do të mund të përfitojnë nga kjo amnisti. Për të minimizuar çdo mundësi që personat e lidhur me krimin të mund të përfitojnë nga kjo amnisti, Angjeli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional.
“Është i domosdoshëm bashkëpunimi midis institucioneve në mënyrë që të shmanget ]do lloj mundësie që të përfitojnë personat që e kanë krijuar pasurinë nga krimi. Sot jetojmë në një periudhë të zhvillimit dixhital dhe i gjithë informaioni i nevojshm për atë pasuri që nuk duhet të legalizohet sigurohet për 48 orë“, u shpreh deputeti socialist. Por ndërkohë kjo nismë po kundërshtohet ashpër nga Partia Demorkatike me argumentin se do të favorizojë paratë e krimit.
Amnistia fiskale e qeverisë Rama, shprehet zyrtarja e Partisë Demokratike, Jorida tabaku, pritet ta kthejë vendin në një parajsë për krimin e organizuar dhe ter rorizmin.
“Ata fshihen pas pretendimit se po ndihmohen gjoja emigrantët, por në fakt do të pastrojnë paratë përmes akteve kri mi nale. Emigrantët shqiptarë që jetojnë me sakrifica dhe punë të ndershme nuk përfitojnë nga ky ligj, sepse ai nuk po bëhet për emigrantët, por për tra fika ntët ndërkombëtarë të dr gës”, ka deklaruar Tabaku.