Një jave më parë qeveria shqiptare mori vendimin për heqjen e gjobave për mospagim të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për shkak të pandemisë COVID–19 Deputetja Milva Ekonomi duke vënë në dukje se anulohen gjobat e vendosura për shkak të mospagimit në afat të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2020, të reflektuara në periudhën e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, sqaroi disa detaje.
“Të gjitha subjektet që kanë marrë një penalitet për shkak të mospagimit në afat të kësteve të Tatimit mbi Fitimin dhe e kanë paguar atë, do të mund të përdorin këtë shumë për detyrime tatimore të mëvonshme”, tha ajo. Po ashtu Ekonomi tha se “administrata Tatimore do të vijojë njoftimet përmes llogarive të deklarimit elektronik e-Filing. Strukturat e apelimit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të trajtojnë me prioritet penalitetet për deklarim dhe pagesë me vonesë të detyrimeve të tjera tatimore”.