Deputeti Enver Roshi, u ka bërë apel qytetarëve të respektojnë masat anti-COVID ku thekson se çdo gjë është në dorë të tyre.
Pas konfirmimit me COVID-19, Rroshi shprehet se masat e rekomanduara nga ekspertët na shërbejnë dhe duhet përgjegjshmëri individuale në këtë sakrificë njerëzore dhe qytetare për hir të shëndetit.
Postimi i plotë i deputetit Enver Roshit:
Në pamundësi të përgjigjeve të telefonatave të panumërta dhe të shqetësimit të drejtë dhe të sinqertë të të gjithë miqve dhe të afërmve të mi nga i gjithë vendi kërkoj mirëkuptimin vëllazëror të tyre që nuk mund të komunikoj nëpërmjet telefonit. Me sinqeritetin më të madh, porosia ime në këtë situatë është: “Cdo gjë është në dorë të qytetarëve”. Është detyra jonë të ruajmë veten dhe të tjerët, të ruajmë shëndetin tonë, njësoj si edhe shëndetin publik. Në këtë kuadër, masat e thëna dhe stërthëna, të na shërbejnë me përgjegjshmëri në këtë sakrificë njerëzore dhe qytetare për hir të shëndetit. “Ruaj veten dhe të tjerët”
Nderkohe ju njoftoj jam shume me parametrat normale!
Ju faleminderit nga zemra!