Mjeku Tritan Kalo, në një status në facebook u ka kujtuar betimin e Hipokratit, kolegëve që sipas tij, “të verbuar nga ethet për PUSHT-SHTET janë lënduar disi edhe mendërisht, duke e humbur fillin e një reagimi deontologjikisht të pranueshëm”.
Kalo, u drejtohet duke u thënë: NËSE profesionalisht apo fizikisht NUKU e keni mundësinë e kontributit për zgjidhjen sa më racionale të këtij ekuacioni Sars-Cov-2/Covid-19 me shumë të panjohura, më së paku mllefet e juaja politke ose ato të mos plotësimit të karierës suaj të dëshiruar socio-profesionale MOS i zbrazni në kurrizin tonë, në kurrizin e atyre, që rrezikojnë për çdo sekondë jetën e tyre për t’u dhënë shpresë e ndihmë të sëmurëve të prekur nga kjo “flamë”….
Postimi nga Tritan Kalo
KOHË KOVIDIANE… OPINIONISTËT Gjillollogë dëmtojnë jo vetëm imazhin e tyre, POR ata/ato sjedhin jo pak tollovi edhe në jetën tone, tashmë jo pak të trazuar këto muajt e fundit….KEQARDHJE për disa kolegë, që në këto ditë të një “FLAME MBARËBOTËRORE” të Sars-Cov2/Covid-19, të verbuar nga ethet për PUSHT-SHTET janë lënduar disi edhe mendërisht, duke e humbur fillin e një reagimi deontologjikisht të pranueshëm edhe nga “BETIMI i HIPOKRATIT”, i busullës orientuese të jetës profesionale të çdo MANTELBARDHI…..NËSE profesionalisht apo fizikisht NUKU e keni mundësinë e kontributit për zgjidhjen sa më racionale të këtij ekuacioni Sars-Cov-2/Covid-19 me shumë të panjohura, më së paku mllefet e juaja politke ose ato të mos plotësimit të karierës suaj të dëshiruar socio-profesionale MOS i zbrazni në kurrizin tonë, në kurrizin e atyre, që rrezikojnë për çdo sekondë jetën e tyre për t’u dhënë shpresë e ndihmë të sëmurëve të prekur nga kjo “flamë”….
MË SHUMË respekt edhe për veten tuaj, NËSE ende mendoni se dikur keni kryer një arsimim mjeksor….PROFESIONALIZMI është qënësor dhe i përjetshëm për gjurmët që ne lëmë pas në jetën tonë, sepse “Omen est nomen” (“Njeriu është emër” Lat.)….Miq, dashamirës dhe bashkëkombas…JU respektojmë, Ju duam, Ju dëgjojmë, Ju ndihmojmë dhe kujdesemi për JU në çdo kohë e në çdo rrethanë….Duajeni dhe respektojeni sa më shumë jetën tuaj dhe të afërmve të juaj….Çdo e keqe herët apo më vonë KURDOHERË e ka patur dhe do t’a ketë një zgjidhje….Ndër shekuj NJERËZIMI ka mundur kurdoherë të ngadhnjejë ndaj çdo sfide që ka rrezikuar ekzistencën e “Homo sapiens”….Kolera, Murtaja, Ebola, Ethet Hemorrhagjike të Kongo-Krimesë, Malaria, Tuberkulozi, Lepra, Variola, Fruthi, Rubeola, Pertusi, Tërbimi, Tetanosi, Poliomieliti, Gripi Spanjoll, Gripi i Derrit, Sars-Cov1, MERS, etj, janë kapituj të kësaj beteje për mbijetesën e vetë qënies sonë….BASHKË e me MIRËBESIM reciprok ne do ja dalim me siguri mbanë edhe ndeshjes me sfidën ndaj Sars-Cov-2/Covid-19…. DURIM, DURIM dhe vetëm BESIM….
Together forever!!!….Po ju rikujtoj DISA rreshta nga Betimi i Hipokratit, për ata/ato që mundet t’i kenë haruar ose edhe më keq se nuk i kanë mësuar kurrë ato: “Në çastin kur po hyj në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi.
Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.”….