Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Adel bin Ahmed Al-Jubeir.
Cakaj shprehet se “përtej domosdoshmërisë së ruajtjes së bashkëpunimit të vyer politik, vlerësuam nevojën për të punuar bashkërisht edhe më fort në nxitjen e investimeve dhe disa projekteve konkrete në fushën e infrastrukturës dhe ekonomisë”.
Po ashtu, Cakaj tha se nënvizuam rëndësinë që të vazhdojmë punën e mirë në një varg organizatash ndërkombëtare.
“Ne vlerësojmë mbështetjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite për synimin e Shqipërisë që të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, për vitin 2022-2023”, shprehet ai.